Chelsea bën zyrtare transferimin e radhës

Futboll

Chelsea bën zyrtare transferimin e radhës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 16:42
Deivid Washington.

Përmes një komunikate zyrtare, Chelsea e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të talentuar, Deivid Washington.

Washington i bashkohet Chelseat nga skuadra braziliane, Santos, dhe ka nënshkruar një kontratë shtatë vjeçare me “Blutë”.

Po ashtu, Washington ka opsionin që ta zgjasë qëndrimin e tij në “Stamford Bridge” edhe për një vit, pasi t’i mbarojë kontrata aktuale.

Washington mund të luajë në secilën pozitë të sulmit, por kryesisht ka rolin e qendërsulmuesit.

Santos do të përfitojë 16 milionë euro dhe katër milionë euro të tjera në formë të bonuseve nga shitja e Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat