Një skuadër shqiptare kërkon Mason Greenwood?

Futboll

Një skuadër shqiptare kërkon Mason Greenwood?

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:26
Mason Greenwood

Një skuadër shqiptare ka shfaqur interes për shërbimet e Mason Greenwood.

Mund të duket e pabesueshme, por kështu raporton prestigjozia britanike TalkSport.

Sulmuesi do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi që anglezi do të vazhdojë karrierën larg “Old Trafford” pas investigimit të detajuar mbi lojtarin.

21-vjeçari u arrestua mbi dyshimin për përdhunim në janar të 2022. Megjithatë, akuzat mbi të ranë në shkurt të këtij viti, me Greenwood që u deklarua i pafajshëm.

Që pas atij moment, Manchester United hapi një investigim të brendshëm, teksa pak ditë më parë dolën në përfundimin që vendimi më i mirë për të dyja palët është ndërprerja e bashkëpunimit.

Greenwood është lidhur shumë me një kalim në Saudi Pro League me Al Ettifaq, që drejtohet nga Steven Gerrard.

Por, TalkSport mëson që edhe një skuadër shqiptare, e pazbuluar ka shprehur interesim për anglezin.

Më 16 gusht u raportua që stafi i Manchester United po përgatitej për rikthimin e Greenwood në ekip.

Duke iu trembur reagimeve të ashpra nga tifozët në rast të një rikthimi të lojtarit në skuadër, kryesia e “Djajve të Kuq” vendosën të largonin nga klubi Greenwood.

Mbetet të shihet nëse interesimi i klubit shqiptar do të konkretizohet në ditët në vijim, por lajmi i shpërndarë nga britanikët e TalkSport ka shkaktuar një bujë shumë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat