Derbi Shkëndija - Struga TL do të luhet më 4 tetor dhe Struga TL - Vardari më 1 nëntor!

Futboll

Derbi Shkëndija - Struga TL do të luhet më 4 tetor dhe Struga TL - Vardari më 1 nëntor!

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:44
Struga TL

Duke marrë parasysh faktin se Struga Trim Lum është e ngarkuar me garat evropiane, është një mirëkuptim mes klubeve, kështu që dy ndeshjet e kampionit të Maqedonisë së Veriut janë ricaktuar që njëra të luhet në tetor dhe tjera në nëntor

Pra, ndeshja e javës së dytë që ishte paraparë të luhej më 13 gusht ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës TL, ishte caktuar për 30 gusht, por e njëjta është shtyrë për 4 tetor.

Ndërsa ndeshja e javës së 5-të ndërmjet Strugës TL dhe Vardarit, e cila ishte paraparë të luhej të dielën, është caktuar për 1 nëntor.

Struga Trim Lum aktualisht është në play - off të Conference League në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat