Edon Zhegrova shpërthen me gol, Lille fiton ndaj Rijekës

Futboll

Edon Zhegrova shpërthen me gol, Lille fiton ndaj Rijekës

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:58
Zhegrova

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shpërthyer me gol në Conference league.

Lille si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës kroate Rijeka, në kuadër të ndeshjes së parë të play - off-it.

Në minutën e 43-të, Zhegrova ka realizuar për Lillen duke barazuar rezultatin.

Zhegrova u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të dhe në atë të 66-tën është zëvendësuar.

Futbollisti tjetër shqiptar, Lindon Selahi, u paraqit 77 minuta për Rijekën. 

Për Lillen shënuan Zhegrova (43'), Yoro (89’) dhe për kroatët shënoi Pasaliç (24').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat