Grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat në rast kualifikimi

Futboll

Grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat në rast kualifikimi

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 11:36
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani bëri mbrëmë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Në takimin e parë të “PlayOff-it”, Ballkani e mposhti bindshëm BATE Borisov me shifrat 4:1, ndërsa tani është vetëm 90’ minuta larg që të vazhdoj tutje në këtë garë.

Në rast të kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat e klubit pasi që do të fitojë shifra të majme.

Nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës, kampioni i Kosovës do të përfitojë 2.94 milionë euro. Ndërkaq, për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi vlen 166 mijë euro.

Ndeshjen e kthimit kundër BATE Borisov skuadra e Ballkanit e zhvillon më 31 gusht me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Varosi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat