Real Madridi i impresionuar me James të Chelsea-s

Futboll

Real Madridi i impresionuar me James të Chelsea-s

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:28
Reece James

Real Madridi është impresionuar nga mbrojtësi i krahut të Chelseat, Reece James.

Sipas medieve spanjolle, madrilenët po planifikojnë transferimin e yllit të londinezëve verën që vjen.

Reprezentuesi i Anglisë është një nga lojtarët kryesorë tek Chelsea, edhe pse lëndimet kanë ndikuar mjaft shumë në formën e tij edicionin e kaluar, megjithatë, ai mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës së Pochettinos.

Real Madridi thuhet se është duke e monitoruar lojtarin të cilin verën që vjen do të provojë të transferojë në Madrid, edhe pse 23-vjeçari mësohet se ndihet i lumtur tek Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat