Interi “heq qafe” Correan

Futboll

Interi “heq qafe” Correan

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:45
Correa

Pas njoftimit zyrtar të djeshëm nga Olympique Marseille, vjen edhe njoftimi për shtyp nga Interi në lidhje me transferimin e Joaquin Correa te klubi francez:

“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Joaquin Correa tek Olympique Marseille.

Sulmuesi argjentinas, i lindur në vitin 1994, u transferua në mënyrë të përkohshme, me të drejtën dhe detyrimin për ta blerë me përmbushjen e disa kushteve në favor të klubit francez”.

Pra, Joaquin Correa huazohet me të drejtën e blerjes, zyrtarisht. Olympique Marseille do të paguajë 2 milionë euro për huazimin e lojtarit për një sezon, pastaj 10 milionë të tjera në rast blerjeje.

Opsioni i blerjes së sulmuesit argjentinas bëhet i detyrueshëm nëse skuadra franceze kualifikohet në Ligën e Kampionëve, në fund të sezonit të ri që sapo ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat