Shkëndija përballet me Rabotniçkin 

Futboll

Shkëndija përballet me Rabotniçkin 

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:47
Mevlan Adili

Me atmosferë shumë pozitive pas 3 fitoreve rresht Shkëndija e Tetovës do të kërkojnë vazhdimësi edhe në duelin e xhiros së  pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. 

Pavarësisht orarit të ngjeshur, mbrojtësi Mevlan Adili vlerëson se skuadra ka përgatitur mirë takimin e radhës me Rabotniçkin që do të luhet të dielën në Maxhari të Shkupit me fillim në orën 16:00.

Mevlan Adili, tha: “Atmosfera në klub është shumë e mirë, duke pasur parasysh se kampionatin e kemi filluar mirë dhe kemi tre fitore në tre ndeshjet e para.

Shpresoj që edhe në ndeshjet e rradhës të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe fitore.

Mendoj se e kemi përgatitur mirë ndeshjen edhe pse nuk kemi pasur shumë ditë në dispozicion duke patur ndeshje edhe ditën e mërkurë.

Tani na pret takimi i radhës dhe ne kemi marrë gjitha masat, kemi stërvitur mirë dhe shpresoj që edhe në ndeshjen me Rabotniçkin do të marrim rezultat pozitiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat