De Biasi: Napoli, Inter, Milan dhe Juve në garë për titullin

Futboll

De Biasi: Napoli, Inter, Milan dhe Juve në garë për titullin

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:21
De Biasi

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka komentuar së fundmi situatën e Milanit.

Në një intervistë të dhënë për “Milannews.it”, italiani foli së pari për Giroud, pastaj për afrimet e “Djallit” në këtë merkato, si dhe për titullin kampion.

“Për mua ai është një fenomen. Dy golat kundër Bologna-s janë falë tij.

Sidomos i dyti. Ai ishte në gjendje të lëvizte me mençuri dhe i la vend Pulisic-it Nënshkrimet e reja? Pulisic, për shkak të shpejtësisë me të cilën ai luan, e plotëson shumë skuadrën. Nga ana tjetër, Reijnders duket sikur ka luajtur një jetë për Milanin.

Pastaj do të doja të nënvizoja një aspekt. …

Ai më befasoi, edhe para nisjes së sezonit, ndërsa më surprizoi edhe fiziku dhe fuqia Loftus-Cheek.

Titullin? Për mendimin tim, Napoli, Interi dhe Milani janë në garë. Unë gjithashtu e pashë Juven shumë mirë kundër Udineses. Do të përfshij edhe ‘bardhezinjtë’ në garë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat