Sulmuesi i Kosovës shënon kundër Dynamo Moskës 

Futboll

Sulmuesi i Kosovës shënon kundër Dynamo Moskës 

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:24
Mirlind Daku

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, është paraqitur titullar për Rubinin nga Kazani dhe dolën me fat në këtë ndeshje, duke barazuar si vendas me rezultat 2:2 me Dynamon e Moskës.

Në fund të pjesës së parë, Daku nga penalltia ka shënuar për epërsinë e Rubinit. 

Marichal përjashtohet me karton të kuq në minutën e 56-t dhe Dynamo mbetët me një lojtar më pak.

Dinamovitët kaluan në epërsi me golat e Makarov (60') e Skopintsev (75').

Në minutën e 90+5, Fameyeh ka barazuar rezultatin.

Pas javës së gjashtë në kampionatin rus, Dynamo renditet në vend të katërt me 11 pikë dhe Rubin është në të 11-tin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat