Pritjes së gjatë i vjen fundi, shqiptari i Kosovës gjen rrugën e rrjetës

Futboll

Pritjes së gjatë i vjen fundi, shqiptari i Kosovës gjen rrugën e rrjetës

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:30
Pamje nga ndeshja

Pritjes së gjatë i vjen fundi, shqiptari i Kosovës gjen rrugën e rrjetës në Serie B.

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Idriz Voca, ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me skuadrën e Kozencës në Serinë B italiane.  

Prej 3 sezoneve pjesë e kësaj skuadre, Voca, e bëri “sefte” me fanellën e klubit italian, duke realizuar mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Venecias, që përfundoi në barazim 1-1. 

26-vjeçari realizoi një gol të bukur në minutën e 38-të të sfidës, ndërkohë që vendasit barazuan në minutën e 49-të të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat