Vllaznia nuk fal Kukësin në “Loro Boriçi”

Futboll

Vllaznia nuk fal Kukësin në “Loro Boriçi”

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 23:49
Vllaznia

Vllaznia ka fituar 3-1 në Loro Boriçi ndaj Kukësit në javën e parë të Abissnet Superiore.

45 minutat e para, shkodranët i mbyllën në avantazh 2:1.

Stojanoviq i dha avantazhin kuqebluve në minutën e 17-të, ndërsa verilindorët barazuan me La Torre 7 minuta më vonë.

Gjithsesi barazimi zgjati pak, pasi Balaj i dha sërish avantazhin Vllaznisë në minutën e 29-të, duke shënuar nga penalltia.

Për të vulosur shifrat në 3-1, mendoi Boshnjaku, i cili shënoi një supergol, nga jashtë zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat