Ylli shqiptar i futbollit merr vëmendjen e mediave britanike

Futboll

Ylli shqiptar i futbollit merr vëmendjen e mediave britanike

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 00:20
Broja

Pushimet kanë mbaruar për futbollistët, që kanë nisur një sezon të ri në kampionetet përkatëse.

Megjithatë, ka edhe nga ata që shijojnë ditët e fundit të verës, duke pushuar. E kemi fjalën pikërisht për yllin shqiptar, Armando Broja, që këtë verë ka qenë shumë i rezervuar sa i përket pushimeve të tij.

Futbollisti i Çelsit ka publikuar në rrjetet e tij sociale një shkrepje ku duket se është ende duke pushuar.

E teksa të gjithë presim të zbulojmë se kush është shoqëruesja e tij në këto ditë të nxehta, Broja na ka zbuluar se në fakt shoqëruesi i tij besnik, është Akiko, qeni i tij. Në “Instagram”, futbollisti i Kombëtares ka shkruar “Akiko & Broja”, duke i dhënë fund kështu zërave për një lidhje të re.

Lidhja e tij e fundit që u bë publike ishte me bukuroshen Fidela. Rreth një vit e gjysmë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se djaloshi shqiptar ishte i lidhur me një vajzë jo të famshme, të quajtur Fidela. Por, duket se historia mes dy të rinjve ka përfunduar vetëm pak muaj pasi nisi.

Ndonëse dukej si një raport serioz, dy të rinjtë e kanë mbyllur këtë histori pa shumë bujë. Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze. Kështu, ylli i futbollit shqiptar kishte vendosur në “Bio” e tij të “Instagram”- it shkronjën e parë të emrit të së dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.

Ky është pa dyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje. Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë. Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me “emoji”-n e një unaze… fejesë?

Përdorimi i një “emoji” të tillë zakonisht tregon fejesë ose martesë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur nga Broja për të shprehur dashurinë e tij ndaj Fidelës, duke e konsideruar si “gruaja” e tij. Por, vetëm pak muaj nga këto detaje, futbollisti i Çelsit as nuk e ndiqte më në rrjetet sociale Fidelën dhe natyrisht e ka hedhur germën F nga “Bio” e tij në “Instagram”.

Duke u fokusuar vetëm te karriera e tij, Broja nuk ka folur kurrë për këtë histori dashurie, duke preferuar ta jetojë larg zhurmës mediatike. Aq më pak që tashmë gjithçka ka përfunduar, futbollisti shqiptar do të zgjedhë të ndajë publikisht këtë histori. Janë bërë më shumë se një vit që nga ndarja e këtij çifti, megjithatë ylli shqiptar i futbollit ka vendosur që të përqëndrohet tek karriera e tij, duke zgjedhur që të lërë në plan të dytë jetën sentimentale. Përgjatë gjtihë sezonit veror, ai zgjodhi mos të publikojë shumë në rrjetet sociale, duke preferuar që të shijojë ditët e pushimit larg mediave.

Ashtu si tashmë tradita e do për familjen Broja, një pjesë të pushimeve ata i realizojnë së bashku, por në “Instagram”-et e tyre pozat munguan, duke preferuar që të shijojnë kohën me njëri-tjetrin, pa ndarë detaje me ndjekësit.

Me gjasa, ditët e pushimit për Brojën dhe qenin e tij do të jenë të fundit, pasi një sezon i ri ka nisur për të te Çelsi. Ndonëse përgjatë gjithë verës kishte zëra për një transferim të mundshëm të tij, sërish futbollisti do të mbajë të njëjtën fanellë, duke qenë prapë në “Premier Legue”.

Ndërkohë, mediat sportive të Britanisë kanë publikuar edhe pamje të tij gjatë stërvitjes. “Armando Broja është parë në stërvitje të mëngjesit të së mërkurës me shokët e tij te Çelsi. ‘Sky Sports’, përmes ‘Football Daily’, ka kapur në video Armando Broja, duke u stërvitur me disa lojtarë të tjerë të Çelsi këtë mëngjes në Kobham.

Ata vunë në dukje se i riu ishte i përfshirë në pjesën e hershme të seancës me shokët e skuadrës, por nuk e dimë nëse ai mori pjesë në të gjithë stërvitjen sot. Sulmuesi 21-vjeçar ka munguar me një dëmtim afatgjatë që para fillimit të vitit, por duket se një rikthim i mundshëm po afrohet. Do të ishte fantastike që qendërsulmuesi i talentuar të rikthehej në një skuadër të ditës së ndeshjes para pushimit ndërkombëtar në fillim të muajit të ardhshëm.

Supozimi ynë është se ndërkombëtari shqiptar do të përshpejtojë rikuperimin e tij me disa minuta për skuadrën blu U-21 në një fazë në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ky është një bisedë thjesht spekulative.

I përshkruar si ‘i frikshëm’ nga Deni Mërfi në ‘talkSPORT’, Broja është një mungesë e madhe për momentin në këtë skuadër te Çelsi”, shkruajnë mediat britanike për yllin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat