Fjalë të rënda për italianin

Futboll

Fjalë të rënda për italianin

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:06
Marco Verratti

Fjalë të rënda kundër Marco Verrattit. Mesfushori i PSG-së, i cili është shumë afër largimit nga kampionët e Francës, është vënë në shënjestër të ish-it të skuadrës parizene, Jerome Rothen.

45-vjeçari e sulmoi Verrattin në podcast-in e tij, cituar nga nga “Bild”.

Mesfushori nga Pescara, i cili mbushi 31 vjeç në nëntor, ka gjithnjë e më pak miq në Paris.

“Nuk dua ta kritikoj për cilësitë e tij si lojtar. Por ai nuk e meritoi zgjatjen e kontratës në fillim të vitit: drejtuesit gabuan.

Për mua, Verratti ka ka marrë fund, është 31 vjeç. Ai kurrë nuk e kuptoi se si ishte karriera apo jeta e një futbollisti profesionist të nivelit të lartë. Dhe kurrë nuk do ta kuptojë.

Nuk mund ta japësh këtë mesazh në dhomat e zhveshjes nga një lojtar që luan 60% të ndeshjeve dhe shpesh është shumë i lodhur në minutën e 60-të. Dikush që e kalon kohën duke ndenjur, duke tymosur apo duke pirë alkool. Këto janë gjëra që dëmtojnë imazhin e klubit”.

Fjalë pa filtra, që pikturojnë jetën pariziene të Verrattit shumë larg jetës ideale të një futbollisti profesionist.

Rinovimi të cilit i referohet Rothen është ai i dhjetorit të kaluar, kur PSG i zgjati kontratën mesfushorit edhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2026, me rreth 12 milionë euro në vit.

Njoftimi atëherë u dha me në stilin madhështor në “Parc des Princes”, por më pas trajneri i ri, Luis Enrique, dhe drejtori i ri sportive, Campos, vendosën ndryshe dhe Verratti përfundoi jashtë planeve të stafit të ri.

Kështu futbollisti nuk u thirr për tri ndeshjet e para zyrtare të PSG-së në Ligue 1. Një mënyrë e trishtuar për t’i thënë lamtumirë klubit që e mirëpriti nga Seria B, në moshën 20-vjeçare, në vitin 2012.

E ardhmja e lojtarit është aktualisht e pasigurt, ndonëse nëse disa klube kanë lëvizur për të. Verrati tundohet nga Al Hilal (Arabi Saudite) por ka interes edhe nga Manchester United dhe Bayerni në Evropë. E sigurt është se aventura pariziene e Verrattit duket se i ka marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat