Ylli i Liverpoolit paralajmëron Haalandin

Futboll

Ylli i Liverpoolit paralajmëron Haalandin

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:55
Haaland

Dominik Szoboszlai ka shpjeguar se çfarë dëshiron të arrijë në Anfield këtë sezon, duke folur gjithashtu për miqësinë së tij me Erling Haaland.

22-vjeçari bëri përshtypje në debutimin e tij në Anfield kundër Bournemouth javën e kaluar, duke bërë për vete tifozët e Liverpool-it që nga fillimi.

Përpara transfertës të skuadrës së Klopp kundër Newcastle këtë të diel, mesfushori zbuloi se çfarë dëshiron të arrijë në sezonin e tij të parë në Merseyside dhe sigurisht që ka vendosur disa objektiva të rëndësishëm.

Duke folur për Liverpool Echo, hungarezi tha: “Do të shohim. Kemi shumë ndeshje. Manchester City kryesisht ka shumë ndeshje dhe ne duhet të luajmë edhe kundër tyre.

“Unë mendoj se të gjithë në Premier League që kanë një shans për të fituar, ata do të duan të fitojnë gjithsesi. Ne po mendojmë të njëjtën gjë.

“Unë jam i tillë, më pëlqen të fitoj, më pëlqen të bëj gjithçka për skuadrën. Nëse më pyesin nëse dua ta fitoj Premier Ligën, sigurisht që dua ta fitoj atë.

“Nëse dua të fitoj Europa League dhe FA Cup, e njëjta gjë. Gjithçka që mund të bëjmë këtë vit.

I pyetur nëse Liverpool do ta mbyllë kampionatin para City-t këtë sezon, ai ka thënë: “Nuk është një shaka. E mendoj. Gjithmonë mendoj në këtë mënyrë edhe pse është e vështirë”.

Në lidhje me miqësinë me Haaland:

“Ai jeton pranë meje. Ne po flisnim, por ata luajtën finalen e Superkupës në Greqi, ne kemi stërvitjet tona, luajmë edhe në transfertë.

Do të duhet kohë derisa të gjejmë një zgjidhje dhe të takohemi. Do të shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat