Goditja e fundit e Juves

Futboll

Goditja e fundit e Juves

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:14
Allegri

Berardi nuk u grumbullua nga trajnerit Dionisi për ndeshjen e tretë zyrtare të Sassuolo-s dhe nuk e ka ndryshuar mendjen pavarësisht afrimit me klubin, që bllokoi kalimin e tij tek Juventus-i.

Megjithatë, bardhezinjtë, siç ka bërë të ditur Tuttosport, mbeten në dritare dhe në rast të largimit të Kean (ose Kostic) ata mund të mendojnë për një sulm të ri për ta marrë në Torino.

Sassuolo kërkon një çek afër 30 milionë euro që Giuntoli do ta ulte me përfshirjen e Iling-Junior, plus 15 milionë euro.

Megjithatë, shanset që anglezi i ri të qëndrojë në Torino mbeten konkrete, me Juventus-in që do ta shiste vetëm për një ofertë të rëndësishme (të paktën 20 milionë) ose për të arritur objektiva të tjerë në merkato, pikërisht si Berardi.

Për më tepër, duhet të merret parasysh vullneti i Sassuolos që nuk do të përfshijë lojtarë të tjerë në operacion. Ndërkohë për Berardi-n interesohet edhe Fiorentina, gati të hidhet në sulm në rast të një transferimi të Nico Gonzalez në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat