Kërkon largimin nga ‘Anfield’

Futboll

Kërkon largimin nga ‘Anfield’

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:35
Salah

Një lajm aspak i mirë për Liverpoolin. Ylli egjiptian Mohamed Salah raportohet se kërkon largimin nga Liverpooli.

Salah duket se është joshur nga oferta që ka marrë nga Arabia Saudite.

Madje, sipas gazetarit Rudy Galetti, egjiptiani tashmë e ka njoftuar skuadrën e Jurgen Kloppit se do të dëshironte t’i bashkohej Al-Ittihad.

Megjithatë, për të ardhmen e Salah do të vendos klubi anglez bashkë me trajnerin Klopp.

Klubi arab, Al-Ittihad siç raportohet, ka bërë gati mega-ofertën mbi 100 milionë euro për egjiptianin.

Salah me ‘The Reds’ ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat