Lewa zbulon 3 gjërat

Futboll

Lewa zbulon 3 gjërat

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:29
Lewa zbulon 3 gjërat

Bayern Munich më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, një vit pasi sulmuesi polak u transferua në La Liga, te Barcelona.

Vendimi i Harry Kane për t’u bashkuar me bavarezët shihet si një nga transferimet më të mëdha të verës dhe Lewandowski është i kënaqur me kalimin e anglezit te ish-skuadra e tij.

Sipas SB Nation, Lewandowski, i cili mban rekorde të shumta të Bayern Munichut, tani e ka këshilluar Kane për tre gjëra që do ta ndihmojnë atë të ketë sukses me kampionët e Bundesligës, ndërsa u bën thirrje tifozëve të jenë të durueshëm me sulmuesin.

“Është një transferim i madh për Bayern-in dhe për të gjithë Bundesliga-n. Ai është një sulmues i madh. Bundesliga nuk është një kampionat i lehtë. I duhet patjetër pak kohë, për kulturën, gjuhën, për gjithçka”.

Kane e ka nisur mirë kampionatin gjerman, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist në ndeshjen e tij të parë në Bundesliga, pasi Bayern Munich fitoi 4-0 kundër Werder Bremen fundjavën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat