Calabria: Milan-i, vendi ideal për të

Futboll

Calabria: Milan-i, vendi ideal për të

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:38
Calabria

Davide Calabria, kapiten i Milan-it, është intervistuar nga MilanTV pas fitores 4-1 të marrë kundër Torino-s në kampionat:

“Tifozët tanë nuk mungojnë në asnjë ndeshje, na mbështesin gjithmonë dhe ne kërkojmë t’ua shpërblejmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Blerjet e reja: “Janë integruar shumë mirë: është e lehtë të bëhesh pjesë e grupit tonë, jemi të gjithë të rinj dhe kemi dëshirë të bëjmë mirë.

Të gjithë janë të përkushtuar”.

Ndikimi i Pulisic: “Deri pak muaj më parë ishte një super lojtar, po flasim për një lojtar të madh. Ky është ambienti i duhur për të rilindur’.

Aspekti atletik: “Fizikisht jemi në formë, i nxehti nuk ndihmon, por jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë fillim sezoni. I donim këto gjashtë pikë, duhet të vazhdojmë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat