​Cucurella drejt rivalit të madh të Chelseat

Futboll

​Cucurella drejt rivalit të madh të Chelseat

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:52
​Cucurella

Ditët e fundit të afatit kalimtar veror si zakonisht mund të sjellin edhe lëvizje befasuese të lojtarëve.

Një e tilla mund të ndodh së shpejti në Premier Ligë, përkatësisht ndërmjet gjigantëve anglezë, Chelseat dhe Manchester United.

Sipas “The Athletic”, “Djajtë e Kuq” dhe “Blutë” janë në bisedime për një marrëveshje që dërgon Mar Cucurellën në “Old Trafford”.

Cucurella nuk është aktivizuar fare në tri ndeshjet e para të Chelseat dhe gjigantët londinez do të ishin të gatshëm ta lejonin që të largohej.

Kalimi i spanjollit te Manchester United do të ishte një operacion mjaftë befasues, por gjithsesi i mirëseardhur për lojtarin i cili po kërkon të ketë më shumë minuta në fushë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat