Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Laçi - Erzeni

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Laçi - Erzeni

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Laçi do të presë Erzenin në orën 17:00 për të luajtur ndeshjen e parë të këtij kampionati.

Ekipi kurbinas thuajse është ndërtuar nga e para, pasi pak titullarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar.

Në merkaton e verës janë afruar më tepër lojtarë të rinj, ku disa prej tyre janë pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Nga ana tjeteër shijakasit kaluan në moment delikat dhe me zor arritën të mbijetojnë në Superiore.

Trajnerët Stavri Nica dhe Alfred Deliallisi kanë hedhur në fushë më të mirët për ta nisur me fitore këtë edicion të ri.

FORMACIONET ZYRTARE

 LAÇI: Dajsinani, Barjamaj, E. Marku, Dajko, Geci, Manellari, Qato, Kryeziu, Ujka, Tresa, Sobovale

Trajner: Stavri Nica

ERZENI: Xhika, Kacbufi, Selmani, Sadiki, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanoviç, Mecja, Peposhi, Zeka, Mihana

Trajner: Alfred Deliallisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat