Mendja vetëm te Partizani

Futboll

Mendja vetëm te Partizani

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:38
Pamje nga një ndeshje

Mendja vetëm te Partizani!

Partizani e ka bërë këtë fundjavë pushim duke menduar për ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Astanës që luan të enjten. Por edhe pse rivali i tij kazak ka zbritur në fushë sot, edhe ai praktikisht ka ruajtur forcat për takimin e dytë me të kuqtë në vendin tonë.

Astana është paraqitur në ndeshjen ndaj Kairat Almati me lojtarët e stolit apo ato që kishin luajtur shumë pak në këtë sezon me fanellën e klubit kazak. Një zgjedhje e qartë duke u fokusuar më shumë te pjesëmarrja në Ligën e Konferencës pasi klubi në fjalë e cilëson një detyrim kalimin në fazën në grupe.

Kështu, Astana është mundur në transfertë ndaj Kairat, me shifrat 1-0, duke rezistuar në fakt deri në minutën e 88-të, kur erdhi goli i vetëm i ndeshjes që u dha fitoren vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat