Liria kthehet me një pikë nga Klina

Futboll

Liria kthehet me një pikë nga Klina

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 18:00
Liria

Liria e Prizrenit kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Prizrenasit luajnë baras (0:0) me Dukagjinin, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Të dy skuadrat treguan lojë të mirë por sulmuesit nuk e patën ditën e tyre.

Dukagjin i renditet në vend të nëntë me 1 pikë dhe Liria në të shtatin me 2 sosh.

Dy skuadra që ende nuk e kanë shijuar fitoren në elitë.

Në javën e ardhshme Liria takohet me Fushë Kosovën dhe Dukagjini luan në Gjilan me Dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat