Shtatë gola në Villareal, Barcelona fiton me përmbysje

Futboll

Shtatë gola në Villareal, Barcelona fiton me përmbysje

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:30
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka triumfuar me rezultat 4:3 ndaj VIllareaalit. 

Lojë e bukur e me shtatë gola në Villareal.

Një fitore madhe e Barcelonës dhe me përmbysje.

Barcelona ka udhëhequr me 0:2 me golat e Gavit (12') e de Jong (15'). 

Vendasit bënë lojë të madhe dhe përmbysën rezultatin, 3:2 duke iu falënderuar golave të Foyth (26'), Sorloth (40') e Baena (50'). 

Barcelona sërish tregon “muskujt” duke shënuar Torres në minutën e 68-të dhe Lewandowski në atë të 71-tin.

Barcelona renditet në vend të tretë me 7 pikë dhe Villareali është në të 13-tin me 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat