Yigit i kënaqur me një pikë nga përballja me Dukagjinin

Futboll

Yigit i kënaqur me një pikë nga përballja me Dukagjinin

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:58
Yigit

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit është ndarë i kënaqur me ekipin e tij pas barazimit 0-0 në udhetim te Dukagjini ë ndeshjen e javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Liria mori një barazim me shumë vlera në Klinë dhe kjo i ka pëlqyer trajnerit turk të prizrenasve, Yigit.

Yigit e ka vlerësuar luftën e lojtarëve të tij në fushë dhe ndihet i lumtur që skuadra e tij po krijon raste për shënim.

“Jam shumë i kënaqur me luftën e djemve në fushë.

Përballë kemi pasur tri ekipet që kanë luajtur në Evropë dhe e nisën garën më të përgatitur se ne.

Por edhe ne po punojmë që të arrijmë nivelin e këtyre kundërshtarëve”, ka thënë fillimisht Jigit.

“Jam i lumtur që lojtarët nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund”.

“Ne po krijojmë raste për gol dhe kjo është e rëndësishme.

Edhe golat besoj se do të vijnë.

Nëse nuk shënojmë atëherë është përgjegjësi e gjithë ekipit, njëjtë siç është kur skuadra pranon gol”, përfundoi trajneri turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat