Fabregas: Do të doja shumë të punoja me atë të dy

Futboll

Fabregas: Do të doja shumë të punoja me atë të dy

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:05
Fabregas

Ish-mesfushori i Arsenal-it dhe Chelsea-t, Cesc Fabregas, zbuloi se do të donte të stërviste lojtarët aktualë të Premier League, Martin Odegaard dhe Bernardo Silva.

Pasi u tërhoq si lojtar në korrik të këtij viti, ish-lojtari i Barcelona-s filloi karrierën e tij si trajner me ekipin B të Como-s në Itali.

Fabregas ka folur për përvojën e tij si trajner dhe pretendon se motivimi është rikthyer teksa ai fillon një udhëtim të ri.

Duke pranuar se do të donte të punonte me më shumë se vetëm me dy yjet e lartpërmendur të Premier League, ai tha për Football Daily:

“Unë jam një tifoz i madh i Odegaard tek Arsenal, Bernardo Silva te Manchester City, të gjithë lojtarëve të tillë.

Çdo vit ata vazhdojnë të rriten dhe rriten.

Është diçka me të cilën e identifikoj veten shumë sepse kjo tregon shumë për karakterin e tyre.

“Unë mund t’ju them shumë, Premier League është kampionati më i mirë në botë.

Është duke u përmirësuar shumë çdo vit dhe është e vështirë të thuash vetëm një, dy ose tre sepse ka shumë”.

Nuk është për t’u habitur që Fabregas zgjodhi dy mesfushorë sulmues kur iu bë kjo pyetje.

Një lojtar që mund të të zhbllokonte mbrojtjet kundërshtare me një pasim, ka kontribuar shumë në futbollin anglez.

Në total, ish-lojtari spanjoll shënoi 50 gola dhe dhe 111 asiste në Premier League. Ai gjithashtu fitoi titullin në dy raste me Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat