Allegri: Më vjen keq për këtë përfundim!

Futboll

Allegri: Më vjen keq për këtë përfundim!

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:30
Allegri

E ardhmja e Leonardo Bonuccit është ende në udhëkryq duke qenë se mbrojtësi përfundoi këtë sezon jashtë planeve të drejtuesve dhe trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri.

36-vjeçari do të zhvillojë sezonin e fundit të karrierës para se të “varë këpucët në gozhdë”, mirëpo edhe në këtë rast në klubin torinez nuk bënë përjashtim duke i treguar “derën” ish-kapitenit.

Për herë të në lidhje me temën “Bonucci”, foli edhe trajneri Allegri. Tekniku livornez u shpreh se Bonucci ishte njoftuar për vendimin e klubit para disa muajsh ndërsa shtoi se mbrojtësi ka “frikë” nga tërheqja.

“Më vjen shumë keq që u mbyll në këtë formë aventura e Bonuccit me Juventusin.

Me lojtarin jemi treguar të qartë prej muajit shkurt, së bashku me shoqërinë i kemi komunikuar se për sezonin e ri ishte jashtë projekti dhe se duhej të zgjidhte nëse do të largohej apo do të tërhiqej.

Bonucci ka bërë histori me Juventusin, ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje.

I ka dhënë shumë këtij klubi dhe mua më duket normale që një kampion të ketë frikë për t’i dhënë fund karrierës. Unë nuk kam qenë një kampion si futbollist dhe nuk pata frikë të tërhiqesha, por me Bonuccin është ndryshe.

Do të mbetet në histori”, u shpreh Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat