Vieri: Do të kishte fituar kampionatin dhe Champions-in

Futboll

Vieri: Do të kishte fituar kampionatin dhe Champions-in

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:41
Vieri

Në lidhjen e tij të fundit live në kanalin e tij në Tëitch, Bobo Vieri ka folur edhe për trajnerin e Italisë, Luciano Spalletti, dhe për zgjedhjen e tij për t’u larguar nga Napoli.

Këto kanë qenë fjalët e tij në lidhje me trajnerin: “Garcia është një person fantastik, por vetëm pak trajnerë në botë i bëjnë skuadrat e tyre të luajnë si Spalletti.

“Nëse Spalletti do të kishte qëndruar, ky Napoli do të kishte fituar kampionatin dhe Champions League.

“Nuk është e lehtë për Garcia-n, pas 2-3 muajsh Napoli nuk do të luajë më si vitin e kaluar sepse çdo trajner kërkon të lërë shenjën e tij.

“Gjithsesi, ata e nisin gjithmonë ndeshjen me një ose dy gola avantazh sepse kanë një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat