Dëmtimi i Viniciusit

Futboll

Dëmtimi i Viniciusit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:54
Ançeloti

Deri dje, Karlo Ançeloti ishte në pritje të rezultateve të analizave të sulmuesit Vinicius Zhunior.

Dhe me të marrë lajmin e keq se braziliani do të mungojë të paktën 6 javë, trajneri italian ka nisur të bluajë në mendjen e tij se si do ta rreshtojë skuadrën, duke nisur nga takimi i javës së katërt në La Liga kundër Getafes. Kundër Seltës, takimi kur Vinicius u dëmtua dhe Ançeloti u detyrua ta nxirrte nga loja dhe që aty dolën variantet e mundshme, të cilat Ançeloti mund t’i përdorë.

I pari prej tyre është të kthehet në skemën e vjetër dhe të preferuar të tij, 4-3-3, me Rodrigon në vend të Viniciusit në krahun e majtë të sulmit, Valverden në të djathtë dhe Hoselun si nëntë.

Kjo do të thotë se Bellingam do të tërhiqej në pozicionin e tij në mesfushë, por pa humbur sytë nga porta rivale. Variabli i dytë është që Ançeloti të përdorë skemën 4-2- 3-1, skemë e aplikuar edhe në sezonin e kaluar në më shumë se një rast.

Së fundi, italiani mund të ruajë sistemin aktual me Rodrigon dhe Hoselun në majën e sulmit dhe me Bellingamin në krye të një mesfushe në formë diamanti. Edhe pse ky variant duket më pak i mundur, me aktivizimin e një sulmuesi “pykë” si Hoselu. Formula e vetme e tij për të ruajtur skemën aktuale do të ishte futja e Brahim Diazit në formacionin titullar për të shoqëruar Rodrigon në krye të sulmit.

Një opsion që duket i largët për shkak të besimit të vogël që Ançeloti ka te Brahimi në këtë start kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat