Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions League

Futboll

Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions League

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Pjesëmarrja e Real Madrid dhe Barcelonës në Champions League janë në rrezik për shkak të skandalit të Luis Rubiales. Federata Spanjolle i ka kërkuar organit qeverisës evropian UEFA që të shqyrtojë përjashtimin e klubeve për shkak të ndërhyrjes së qeverisë spanjolle mbi sagën e vazhdueshme të Kupës së Botës “Kiss-Gate”.

Kërkesa është bërë nga krahu i djathtë i Rubiales, Andreu Camps i cili i ka “hapur luftë” qeverisë së tyre, pasi këto të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e Rubiales.

Camps i ka dalë në mbrojtje presidentit, duke argumentuar se me këto thirrje qeveria po ndërhyn në Federatë dhe kjo gjë është rreptësisht e ndaluar nga UEFA dhe FIFA.

E nga ky kërcënim nuk rrezikon vetëm Real Madrit apo Barcelona, por edhe Atletico Madrid dhe Real Sociedad), Europa League (Villarreal dhe Real Betis) dhe Europa Conference League (Osasuna).

Ndërkohë, teksa Luis Rubiales refuzon që të japë dorëheqjen, mediat vendase shkruajnë se fakti që UEFA nuk ka folur ende për këtë skandal është sepse presidenti i tyre Aleksander Ceferin është mik shumë i afërt me kreun e Federatës Spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat