Derbi londinez

Futboll

Derbi londinez

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Dy klubet e Premier Ligës, Fulham dhe Tottenham do të luftojnë sonte për një vend në xhiron e tretë të Carabao Cup në stadiumin Craven Cottage

Të dy skuadrat luajnë në xhiron e dytë të Carabao Cup, me skuadrën e Marco Silvas që mori një pikë me barazim kundër Arsenalit në Premier Ligë, derisa Ange Postecoglou arritën fitore prej 2-0 kundër Bournemouthit si mysafirë.

Calvin Bassey  pritet të mungojë të Fulhami për shkak se u përjashtua me të kuq në ndeshjen e vikendit kundër Arsenalit dhe suspendimi vlen për të gjitha garat vendore. Në të njëjtën kohë, në skuadër është kthyer Tim Ream dhe e ka zëvendësuar Basseyn.

Me Willian që do të mungojë për të mos e rrezikuar shkaku i problemeve muskulore, Silva ka vendosur të bëjë shumë rotacione për këtë ndeshje. Tom Cairney, Harrison Reed, Adama Traore, Muniz dhe Marek Rodak të gjithë janë titullar në këtë ndeshje.

Pavfarësisht paraqitjes së mirë kundër Arsenalit, Raul Jimenez nuk do të paraqitet sonte pasi që atë e zëvendëson De Cordova-Reid.

Destiny Udogie është në dyshim për këtë ndeshje nga Tottenham të cilët do të jenë pa Alfie Whiteman, Tanguy Ndombele, Rodrigo Bentancur, Ryan Sessegnon dhe Bryan Gil që janë të lënduar.

Pierre-Emile Hojbjerg dhe Giovani Lo Celso kanë startuar, pavarësisht se mund të largohen nga ky klub deri të premten.

Fraser Forster ka startuar në gol kurse Postecoglou ka bërë rotacion duke futur në ndeshje edhe Ivan Perisic, Oliver Skipp, Ben Davies, Emerson Royal dhe Davinson Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat