Milan e Pioli duan vetëm një emër

Futboll

Milan e Pioli duan vetëm një emër

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:16
Milan

Merkato e kësaj vere ka qenë shumë e “zjarrtë” për Milanin, që ka bërë shumë lëvizje si në portën dalëse dhe në atë hyrëse.

Megjithatë trajneri Stefano Pioli kërkon edhe një sulmuesi që ta quajë të mbyllur këtë treg transferimesh.

Mediet italiane raportojnë se “Djallit” i është propozuar që të firmos me Sekou Mara, sulmuesin të Southampton.

Megjithatë, klubi i Milanit dhe Pioli janë të fokusuar në negociatat për transferimin e Mehdi Taremin.

Klubi “kuqezi” raportohet se do ta ngrejë ofertën për Porto, në mënyrë që të transferojë sulmuesin iranian.

Madje pritet që Milan t’i bëjë Porto një ofertë të re prej më shumë se 15 milionë euro, duke iu afruar 20 milionëve që kërkon klubi portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat