Martial pasues i Vinicius të Real Madridi?

Futboll

Martial pasues i Vinicius të Real Madridi?

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:58
Martial

Anthony Martial në ditët e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë, mund të transerohet në Real Madrid.

‘Los Blanco’ tashmë janë duke kërkuar një zëvendësues të brazilianit Vinicius, i cili për periudhë të gjatë do të jetë larg fushës se blertë për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë.

Real Madrid sipas medieve spanjolle, janë hedhur në sulm që në ditët e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë, të gjejnë një pasues të Vinicius.

Manchester United thuhet se është i gatshëm t’ia ofrojë Martial-in madrilenëve kartoni i të cilit thuhet se kap shifrën 15 milionë euro.

Martial duket se nuk është në planet e trajnerit Erik ten Hag, andaj transferimi i francezit në Madrid është opsion i mundshëm..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat