Ramadani tregon përshtatjen e tij me Sereë A: Më ka ndihmuar Kombëtarja

Futboll

Ramadani tregon përshtatjen e tij me Sereë A: Më ka ndihmuar Kombëtarja

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:48
Ramadani

Lecce barazoi sot me rezultatin 2-2 në transfertën kundër Fiorentinës.

Titullar nga minuta e parë ishte sërish Ylber Ramadani, i cili ka filluar të zërë një vend të rëndësishëm në projektin e verdhekuqve.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka dhënë përgjigjet e tij për gazetarët.

Sa i përket faktit se i është besuar zëvendësimi i një lojtari me peshë si Hjulmandi, Ramadani është shprehur se ka ardhur te Lecce për të lënë gjurmë.

“Si ndihem për të marrë vendin e Hjulmandit?

Në futboll ka përgjegjësi çdo ditë. Hjulmand-i ishte i rëndësishëm për Lecce-n vitin e kaluar, por erdha këtu për të lënë gjurmë.

Duhet të bëj më mirë për të kontribuar në shpëtimin e Lecce-s. Seria A është në një nivel tjetër në krahasim me Skocinë, por unë tashmë jam stërvitur me trajnerë italianë, e di mentalitetin e tyre. Ne bëjmë mirë edhe në Kombëtare dhe kjo më ndihmoi”, ka deklaruar Ylber Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat