Shqiptari i Kosovës kryen transferim 14 milionësh

Futboll

Shqiptari i Kosovës kryen transferim 14 milionësh

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:18
Mërgim Berisha

Ditë më parë u raportua në Gjermani se Mërgim Berisha do t’i bashkohet gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë gjermane ka kërkuar largimin nga Augsburgu, por nuk do t’i bashkohet verdhezinjve.

Në fakt sot gjatë raportimeve nga ‘Sport1’ dhe ‘Bild’, Berisha nuk ka qenë asnjëherë temë te Dortmund.

25-vjeçari megjithatë do të ndryshojë skuadër, por do të mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman Bundesliga.

Hoffenheim është skuadra e re e Berishës edhe pse duhet pritur edhe pakë orë deri te zyrtarizimi.

Gjithnjë sipas ‘Bild’ dhe ‘Sport1’, dy skuadrat kanë arritur tanimë marrëveshje dhe Berisha do të transferohet te Hoffenheim për shumën e 14 milionë eurove.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua Augsburgut si huazim nga Fenerbahce, derisa klubi gjerman e kishte të drejtën e blerjes për katër milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat