Duro: 90 minuta për të dhënë gjithçka, futbollistët kanë besim

Futboll

Duro: 90 minuta për të dhënë gjithçka, futbollistët kanë besim

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 20:18
Duro

Struga do të tentojë përmbysjen në ndeshjen e dytë të Play-Off në Conference League në Reykjavik përballë vendasve të Breidablik. Skuadra Kampione e Maqedonisë së Veriut u mposht në takimin e parë me shifrat 0-1, por gjithçka mbetet e hapur.

Trajneri Shpëtim Duro foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Breidablik theksoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar aq më tepër kur sipas teknikut të Strugës, humbja e parë ndaj islandezëve ishte e pamerituar.

“Rezultati i ndeshjes së parë është në favor të kundërshtarit sepse ne e kemi humbur ndeshjen e parë. Por, është një rezultat minimal dhe kam besim se skuadra do të japë maksimumin për të luajtur dhe ky rezultat i ka të gjitha mundësitë. Ne kemi luajtur më mirë se kundërshtari dhe ishte një humbje e pamerituar, por mendojmë që këtë ndeshje të japim maksimumin.

I kam thënë skuadrës se janë 90 minutat që duhen luajtur me të gjitha mundësitë dhe pastaj të shohim përfundimin e lojës. Kemi dy mungesa të rëndësishme në formacion.

Radevski mungoi edhe në ndeshjen e parë, për ne është mungesë shumë e rëndësishme se po kalonte një formë shumë të mirë. Po ashtu edhe Zguro ka luajtur stabël, ka kontribuar për arritjet e skuadrës deri në këto momente.

Do të mundohemi të marrim masat për t’i zëvendësuar. Morali është lart, kam biseduar me futbollistët dhe janë të zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes së parë.

Por, duke patur parasysh zhvillimet e lojës kanë besimin e duhur për të bërë diçka të mirë në këtë takim”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat