Ish - trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut bën parashikimin për Serie A

Futboll

Ish - trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut bën parashikimin për Serie A

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:54
Napoli

Serie A ka nisur prej dy javësh dhe është ende shpejt për të bërë parashikime mbi fituesin e këtij edicioni në Itali.

Megjithatë, Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore thekson se sipas tij Napoli është favoriti kryesor për të fituar titullin dhe për të mbrojtur në këtë formë fronin e narrë sezonin e kaluar.

“Napoli e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin, ka diçka ndryshe kjo skuadër nga ajo e sezonit të kaluar.

Por, një aspekt pozitiv është fakti që ekipi vijon të vertikalizojë në fushë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhet me balancat në fushë dhe Napoli duket shumë në ekuilibër, krijon shumë dhe pëson pak.

Për Rudi Garcian ishte e rëndësishme ta niste me fitore kampionatin, ka një skuadër shumë konkurruese. Mendoj se kampionati do të jetë i balancuar, por shoh Napolin në “pole position”.

Ndoshta nuk do të jenë dominues si sezonin e kaluar, por për mua janë një hap para të tjerëve dhe favoritë kryesorë për titullin”, u shpreh Agostinelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat