Reagon Gaz Demi: Ndaj Astanës ishte Partizani që dua

Futboll

Reagon Gaz Demi: Ndaj Astanës ishte Partizani që dua

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:19
Demi

Partizani u eliminua nga Astana mbrëmë në fazën play-off në Ligën e Konferencës. Presidenti i klubit, Gazmend Demi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Në këtë fund të aventurës evropiane të klubit tonë doja të falenderoja fillimisht tifozët që nuk na lanë kurrë vetëm këto muaj të nxehtë…

Falenderim të madh për skuadrën, të gjithë çunat një e nga një, trajnerin Zekič, drejtorin sportiv Abilaliaj, stafin teknik, magazinierë e fizioterapistë, patjetër edhe administratën e klubit, që nga punëtori i fushës Ladi, e deri tek drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, për punën e palodhur në këtë aventurë evropiane. Largohemi me kokën lart duke fituar renditje dhe koefiçentë të rëndësishëm në UEFA, por duke fituar edhe eksperiencë dhe lojtarë të rinj që do të na shërbejnë në rrugëtimin tonë.

Ndaj Astanas unë pashë Partizanin që dua. Nuk dua të gjej kurrë alibi, por arbitrimi në këto nivele duhet të jetë më serioz dhe UEFA nuk mund ta trajtoj më Shqipërinë si vend të dorës së tretë…

Gjithësesi shikojmë përpara… Na pret një tjetër sezon i gjatë dhe i vështirë. Suksese të gjjthëve! Forca Partizani!!! P.M.T.P.", reagon Demi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat