Cadiz bind ndaj Villarreal-it në “Estadio Nuevo Mirandilla”

Futboll

Cadiz bind ndaj Villarreal-it në “Estadio Nuevo Mirandilla”

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:59
Pamje nga ndeshja

Cadiz triumfon me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Villarrealit në “Estadio Nuevo Mirandilla”.

Kjo përballje ishte shumë e luftuar, ndërsa Sorloth zhbllokoi takimin në minutën e 10’ duke i dhënë avantazhin ekipit të Villarreal. Megjithatë vetëm tetë minuta më pas vendast barazuan me Ramos.

Ndeshja po vazhdonte me barazimin 1-1, kur në minutën e 22’ Pedraza ndëshkohet me karton të kuq dhe i lë miqtë me një lojtar më pak.

Cadiz e shfrytëzoi më së miri superioritetin numerik dhe në minutën e 30’ Machis shënoi nga pika e bardhë e pealltisë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.

Në minutën e 50’ Machis do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin, si dhe do të vuloste këtë takim.

Pas javës së katërt të La Liga, Cadiz renditet në vend të pestë me shtatë pikë, teksa Villarreal në ven dtë 14-të me tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat