Rrahmani shënon dy gola, çmend rumunët

Futboll

Rrahmani shënon dy gola, çmend rumunët

Nga: K. Goca Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:57
Albion Rrahmani

Futbollisti nga Kosova, Albion Rrahmani, vazhdon me formë të lartë në kampionatin rumun.

Rrahmani me Rapidin shkatërrojnë rivalin e kryeqytetit rumun, Dinamon.  

Reprezentuesi i Kosovës nuk i ndahet golave, sërish shënon në fanellën e Rapidit të Bukureshtit. 

Është goli i tretë në fanellën e Rapidit. 

Rrahmani ka shënuar nga penalltia për epërsinë 1:0 ndërsa, Razvan Oaida për 2:0 në atë të 56-tën.

Në minutën e 61-të, Claudiu Petrila realizon për 3:0.

Rrahmani në minutën e 82-të, i jep goditjen e fundit rivalit, 4:0.

Rapidi renditet në vend të dytë me 14 pikë, ka 1 më pak se lideri FSCB (Steaua) dh Dinamo është në të dhjetin me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat