Evolucioni i Bellingham te Real Madridi

Futboll

Evolucioni i Bellingham te Real Madridi

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 20:07
Bellingham

Kur Jude Bellingham mbërriti në qendren stervitore Valdebebas më 10 korrik, në një ambient ku presioni “mbyti” Cunningham, Owen, Woodgate, McManaman apo Beckham, anglezë që i kanë paraprirë transferimit të tij në Madrid, ende kishin dyshime a vlente vertet ate shume te madhe prej 100 mln eurosh?!

Por ky djalë është i veçantë, ai e vuri veten nën urdhrat e Ancelottit i uritur për të mësuar, për të përmirësuar aspektet teknike dhe taktike dhe i gatshëm për t’i treguar italianit se mund të ishte i dobishëm në çdo pozicion që ai projektonte për të.

Carletto ra në dashuri me futbollin e tij tredimensional në seancën e tretë stërvitore. Ai e kishte kuptuar se çfarë aftësish kishte ky djalosh që nga koha e tij te Borussia, ku personaliteti dhe vetëbesimi e magjepsën.

Ancelotti e telefonoi disa herë ish-it të Dortmundit për t’i kërkuar që të zgjidhte Madridin në vend të City-t të Guardiolës ose Liverpoolit të Kloppit, i cili i ofroi dyfishin e asaj që i paguante klubi “merengues”.

Edhe pse shumë menduan se Bellingham mund të ndihmonte Camavingan dhe Valverden për të formuar një “motor” të fuqishëm në mesfushë, Carletto e kuptoi se me largimin e Benzemasë dhe mosardhjen e Kane mund ta përdorte për të kompensuar 40 golat sezonalë të sulmuesit francez, që zgjodhi Arabinë.

Kjo është arsyeja pse Ancelotti e modifikoi 4-3-3-shin e tij të zakonshëm në një 4-3-1-2. Ai “1” ishte për Jude, i cili duhej të luante si shoqërues e Rodrygos dhe Vinicius.

Anglezi e bindi që ta avanconte në disa metra pozicionin e tij dhe të përsoste lojën e tij duke ardhur nga rreshti i dytë, pikërisht atë që bëri ndaj Getafes me golin e tri pikëve të arta. Ancelotti pa në përmasat e Bellinghamit (1.86 metra) një futbollist total, një lloj hibridi mes Zidane dhe Benzemasë, që mund të shënonte 15-20 gola në sezon.

“Bernabeu” dhe dhomat e zhveshjes së Realit i janë dorëzuar karizmës së Bellinghamit dhe Ancelotti ka gjetur një formulë për të lehtësuar mungesën e Vinit për shkak të dëmtimit dhe të një numri 9 të pastër, përtej Joselu.

Me Bellinghamin Ancelotti gjeti një zgjidhje taktike, që bën të kuptosh se me gjenialitetin e tij mund të kursejë qindra milionë euro (të pashpenzuara në merkato).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat