Maliq Beluli në stilin e Artim Shaqirit

Futboll

Maliq Beluli në stilin e Artim Shaqirit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:01
Maliq Beluli

Maliq Beluli po shkëlqen në Ligën e dytë. Ai arriti t’ia siguroj 3 pikë të reja Besës kundër Sasës nga Makedonska Kamenica.

Në pjesën e dytë, pranë rezultatit 1-1, Beluli me shumë klas shënoi nga korneri, në stilin e Artim Shaqirit si dikur kundër Anglisë në Sautempton.

Ky gol i çmendi publikun, pasi doli të jetë edhe goli i fitores. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1.

“Një ndeshje e luftuar deri në fund nga ana jonë për ta fituar dhe në fund na është shpërblyer mundi.

Goli ishte vendimtar për këtë takim dhe ishte gol nga korneri nga ana ime. Jam i lumtur për golin dhe tre pikët e vlefshme drejtë qëllimit që ka klubi",- tha Beluli..

Me këtë fitore, Besa gjendet në pozitën e parë me katër fitore nga po aq ndeshje,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat