Struga TL pret Tikveshin

Futboll

Struga TL pret Tikveshin

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 01:10
Struga TL

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mbyllet sot me ndeshjen e Struga Trim Lum që do të pret në shtëpi skuadrën e Tikveshit nga Kavadari.

Kjo ndeshja ishte vendosur për t'u luajtur për të hënën, veçmas nga ndeshjet tjera që u zhvilluan ditën e pardjeshme, për shkak të paraqitjes së Strugës në garat europiane.

Ekipi Shpëtim Duros është rikthyer të shtunën nga Islanda, ku zhvilluan ndeshjen e kthimit të plej of-it në Ligën e Konferencës me Breidablik, ku për shkak të një vonese, u detyruan të kthehen ditën e pardjeshme, pasi sipas program duhej të ishin të premten në vendin tonë.

Struga Trim Lum deri më tani në sezonin e ri garues në elitë ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, ndërsa sot do ta luajë takimin e tretë.

Përballja ndërmjet Strugës dhe Tikveshit do të zhvillohet sot pasdite, duke nisur nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat