Ten Hag: Ndaj Arsenal kemi bërë progres, nëse e krahasojmë me ndeshjen ndaj Wolves!

Futboll

Ten Hag: Ndaj Arsenal kemi bërë progres, nëse e krahasojmë me ndeshjen ndaj Wolves!

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 10:36
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka analizuar humbjen e skuadrës së tij 3-1 në transfertën e Arsenal.

Në prononcimin për mediet, tekniku i “Djajve të Kuq” deklaroi se po ta krahasosh me ndeshjen ndaj Wolves ekipi i tij ka progres.

“Nëse e shihni skuadrën nga ndeshja e Wolves në këtë ndeshje ka një progres të madh.

Ndaj Arsenal-it ishte një ekip i bashkuar, unë jam vërtet i lumtur me këtë performancë dhe përparimin tonë. Ne bëmë mirë, kemi bërë përparime, jemi brenda planit dhe më besoni dhe në të ardhmen do të fitojmë ndeshje si kjo”-tha trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat