Fati në anën e “legjionarëve”, Polonia me një sërë mungesash në përballjet e shtatorit

Futboll

Fati në anën e “legjionarëve”, Polonia me një sërë mungesash në përballjet e shtatorit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 18:48
Wojciech Szczeszny

Teksa na ndajnë vetëm 6 ditë nga përballja me Poloninë në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani, fati duket të jetë kësaj radhe në anën e Kombëtares sonë, teksa raportimet më të fundit të mediave polake bëjnë me dije se një sërë lojtarësh kryesorë do të mungojnë.

Padyshim mungesa më kryesore pritet të jetë ajo e “gardianit” të portës, Wojciech Szczeszny, i cili ishte goxha vendimtar me pritjet e tij në sfidën e 27 marsit, ku Polonia mundi Shqipërinë me rezultatin minimal, 1 me 0, në Varshavë.

Për “gardianit” të Juventus, i cili është jashtë fushave prej më shumë se 2 javësh, Kombëtarja polake duhet të vuajë gjithashtu dhe 3 mungesa të tjera me rëndësi, portierin e dytë, Lukasz Skorupski, anësorin e mesfushës, Nicola Zalewski, për shkak të dëmtimeve, si dhe qendërmbrojtësin, Bartosz Salamon, me këtë të fundit që është i pezulluar nga UEFA, pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping, të kryer vetëm pak ditë pas ndeshjes në Varshavë.

Ndërkaq, kujtojmë se ndeshjet e shtatorit do të jenë përcaktuese për fatin e tyre në grup. Polonia renditet e katërta në grupin E me 3 pikë të grumbulluara pas 3 sfidave. Fitorja e vetme erdhi në sfidën përballë Shqipërisë në Varshavë në muajin Mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat