Mungon vetëm firma, Xavi pranë rinovimin me “katalanasit”

Futboll

Mungon vetëm firma, Xavi pranë rinovimin me “katalanasit”

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 19:11
Xavi

Aludohej shumë dhe tashmë gjithçka po shkon drejt konkretizimit. Tekniku Xavi do të jetë trajneri i “katalanasve” të Barcelona deri në vitin 2026, me konktratën aktuale të spanjollit që skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Vendimin për zgjatjen e kontratës së tij e ka marrë vetë Presidenti Joan Laport, i cili është shumë i kënaqur me punën e teknikut dhe mirëkuptimin e këtij të fundit, për situatën e vështirë ekonomike që ndodhen “bluagranat”.

Ndërkaq, kujtojmë se Xavi është në krye të pankinës së spanjollëve që nga viti 2021 dhe deri më tani ka arritur të fitojë 1 herë kampionatin dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Në 94 ndeshje me “katalanasit” ai ka regjistruar 59 fitore, 16 barazime, 19 humbje, ndërsa ekipi ka shënuar 178 gola dhe pësuar 93 të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat