Tjetër mungesë e rëndësishme, mbrojtja e United “vuan” nga dëmtimet

Futboll

Tjetër mungesë e rëndësishme, mbrojtja e United “vuan” nga dëmtimet

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 23:40
Raphael Varane

Pas dëmtimeve të “fantazistit” Mason Mount dhe anësori të mbrojtjes, Luke Shaë, tashmë “djajtë e kuq” të Manchester United dhe tekniku holandez, Erik ten Hag, duhet të vuajnë dhe mungesën e një tjetër lojtari me shumë rëndësi në formacionin titullar.

Në përballjen e fundit të Premier League, ndaj Nottingham Forest, të cilët “të kuqtë” e Manchester e fituan me rezultatin e ngushtë 3 me 2, qendërmbrojtësi Raphael Varane u largua më herët nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi.

Dëmtim që rezulton që jetë shumë i rëndë për trajnerin holandez dhe vetë lojtarin, me këtë të fundit që do të mungojë për 6 javët e ardhshme.

Tashmë tekniku Erik ten Hag, duhet të mendojë për sfidën e ardhshme ndaj Arsenal e më pas për atë ndaj Brighton, ku përveç Varane, siç theksuam më lart do të vuajë dhe mungesën e Luke Shaë dhe “fantazistit”, Mason Mount.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat