Andi Zeqiri transferohet te belgët e Genk-ut

Futboll

Andi Zeqiri transferohet te belgët e Genk-ut

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:43
Andi Zeqiri

Skuadra e Genkut ka bërë të ditur se e kanë transferuar edhe zyrtarisht Andi Zeqirin.

Lojtari shqiptar u largua nga Brajtoni duke mos arritur të zë vend në skuadër.

Ai kishte kaluar te skuadra angleze nga Lozane Sport për katër milionë euro, ndërsa nuk kishte arritur të tregonte cilësitë e tij. Zeqiri ishte huazuar më pas te Baseli, ndërsa tani i është bashkuar Genkut për shumën e raportuar afro tre milionë euro.

“Numri 9 i yni i ri ka ardhur. Andi Zeqiri ka kaluar nga Brajtoni dhe i bashkohet sulmit tonë. Ai nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 (+1)”, ka shkruar klubi belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat