Sulmuesi i Atl. Madrid feston ditëlindjen dhe firmos me Al-Shabab

Futboll

Sulmuesi i Atl. Madrid feston ditëlindjen dhe firmos me Al-Shabab

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:05
Atl. Madrid

Diego Simeone humbet një nga “senatorët” e tij në fillimin e këtij sezoni.

Yannick Carrasco është lojtari më i ri i Al-Shabab, skuadër me të cilën ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Belgu ka firmosur pikërisht në ditën e lindjes së tij, me sulmuesin i cili festoi 30 vjetorin e lindjes këtë të hënë.

Klubi spanjoll ka arkëtuar 15 milionë euro, ndërsa Carrasco largohet kështu përsëri nga Atletico Madrid, pasi në periudhën 2018-2020 fluturoi drejtë Kinës, por tani belgu ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve europian në këtë merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat