Emocionet

Futboll

Emocionet

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:16
Kosova

Kanë kaluar shtatë vite prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA që nënkupton anëtarësimin me të drejta të plota,duke u bërë kështu anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror,për të nisur një aventurë historike për të gjithë futbolldashësit dhe gjithë Kosovën.

Ndeshja e parë ishte në udhëtim kundër Finlandës në Turku,e cila përfundoi me rezultat të barabartë,me golin e Valon Berishes,i cili në minutën e 60’ shënoi nga penalltia.

Emocionet e tifozëve shqiptar ishin të dukshme,ata ishin mbledhur disa orë para ndeshjes në afërsi të stadiumit duke kënduar dhe duke e përkrahur ekipin në këtë ndeshje të parë historike.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vite,disa lojtarë që kanë qenë në këtë grumbullim,janë edhe sot pjesë  e aspiratave të Kosovës dhe do të luajnë në kuadër të EURO 2024.Valon Berisha,Milot Rashica,Bernard Berisha,Amir Rrahmani,Samir Ujkani,Bersant Celina,Vedat Muriqi dhe Leart Paqarada janë lojtarët që kanë qenë pjesë e Kosovës nga fillimi deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat